Janë brendet Kineze ato që përpiqen të tërheqin vëmendjen e konsumatorëve me smartfonë që kanë specifika deri diku absurde si OnePlus, Oppo dhe Realme.
Smartfonët Android po bëhen shumë më të fuqishëm dita ditës dhe kemi filluar të shohim disa prodhues të integrojë komponentë harduerikë të cilët nuk kanë fare kuptim.
Mjafton të shikosh tek RAM-i. Një smartfon modern ka deri në 12GB RAM dhe nëse po kërkoni një smartfon gaming mund të blini alternativa deri në 18GB RAM megjithatë nuk ka për tu ndaluar këtu.
Burime nga industria thonë se smartfonët e ardhshëm me 24GB RAM do të jenë së shpejti një realitet. Sipas Digital Chat Station, smartfonët së shpejti do të kenë më shumë RAM se edhe vetë kompjuterët që përdorim.
Janë brendet Kineze ato që përpiqen të tërheqin vëmendjen e konsumatorëve me smartfonë që kanë specifika deri diku absurde si OnePlus, Oppo dhe Realme.
Një informacion i fundit thoshte se OnePlus Ace 2 Pro do të ketë deri në 24GB memorie RAM LPDDR5X.
Akoma më interesant është fakti se shumica e smartfonëve Android nuk kanë nevojë për kaq shumë RAM. 8 ose 12GB RAM janë të mjaftueshme për aplikacionet dhe lojërat më intensive ndërsa 16 apo 18GB konsiderohet diçka e tepruar