Xiaomi prezantoi një telefon të ri me ekran me palosje për përdoruesit Kinezë. Mix Fold 3 do të dalë në shitje më 16 Gusht dhe është i bazuar në qasjen e Xiaomi me Mi Mix Fold dhe Mi Mix Fold 2.
Ajo që bie më së shumti në sy me Mix Fold 3 është numri i cikleve të palosjes që u reziston prej 500 mijë. Është një shifër 100 mijë më e lartë sesa 400 mijë palosje që Honor premton me Magic V2 dhe mëse dyfishi i cikleve që Samsung dhe Google premtojnë për modelet me palosje të 2023 prej 200 mijë.
Sigurisht numri i cikleve të palosjeve është testuar në kushte laboratorike. Një tjetër detaj është se Xiaomi nuk përmend askund certifikimin IP të rezistencës ndaj ujit që mund të ndikojë në qëndrueshmërinë e telefonit gjatë përdorimit në shi.
Ka një shtresë xhami super të hollë në ekranin e brendshëm ndërsa në pjesën e jashtme është xhami Gorilla Glass Victus 2.
Katër kamerat e pasme tërheqin vëmendjen gjithashtu ku gjendet një sensor kryesor 50-megapiksel, një sensor me kënd të gjerë 12-megapiksel dhe gjerësi 120 gradë, në sensor 10-megapiksel telefoto me gjatësi fokale 75mm dhe një kamër 10-megapiksel periskop me zmadhim 5x.
Kamerat mbajnë brendin Leica. Telefoni është i hollë prej 9.9mm nëse e krahasojmë me Magic V2 të Honor por krahasohet me Galaxy Z Fold 5.
Kur është i palosur Mi Mix Fold 3 është 10.86mm i trashë, më i hollë sesa Samsung Galaxy Fold 5 prej 13.4mm dhe më i rëndë prej 255 gram krahasuar me modelin Samsung 253 gram.
Ekrani i brendshëm i Mi Mix Fold 3 është mbi 8-inç me rezolucion 2160×1916 dhe frekuencë 120Hz. Ekrani i jashtëm ka madhësi prej 6.56-inç 1080p.
Specifika të tjera janë procesori Snapdragon 8 Gen 2 dhe bateria 4800 mAh e cila karikohet plotësisht në 40 minuta me 67W. Është përfshirë karikimi wireless me kapacitet 50W.
Mi Fold 3 fillon nga 1240 dollarë për 12GB RAM dhe 256GB memorie dhe 1515 dollarë për 16GB RAM dhe 1TB memorie.