Telekomi i Kosovës ka mbajtur takimin e fundvitit me medie, ku menaxhmeti ka paraqitur punën njëvjeçare duke u krenuar me shlyerjen e borxheve e rritjen e fitimit, raporton Ekonomia Online.
Burbuqe Hana, kryeshefe ekzekutive e Telekomit, tha se po angazhohen vazhdueshmit për shërbime cilësore dhe në kohë reale për konsumatorët.
Madje tha se po punojnë në rritjen e përgjegjësi, duke potencuar se kanë bërë investime në teknologjinë e fundit dhe se këtë vit do të ketë fitim 5.9 milionë euro.
“Telekomi i Kosovës është kompani publike, është angazhimi i vazhdueshëm për shërbime komunikuese për konsumatorët, kemi bërë investime në teknologjinë e fundit”.
“Deri në vitin kompania pati humbje në 2015, të gjitha obligimet e kompanisë janë duke u paguar në kohë. Në vazhdimësi po punojmë për të ngritur kulturën dhe përgjegjësinë e korporatës”.
Halil Krasniqi, drejtor Teknik, tha se në vitin 2024 në Prishtinën do të mund të përdoret interneti me shpejtësi 5G.
“Kemi pasur zero investime prej 2015, kapacitete të pamjaftueshme teknologjike. Rrjeti qendror Vala e ka modernizuar. Në maj lëshohen 5 stacione të para në Ferizaj dhe Gjilan me 5G etj”.
“Jemi edhe në proces të tenderimit, jemi gati ta kryejmë gjatë këtij fundviti për Prishtinën në 4G dhe 5G, 3G e kemi zvogëluar më qëllim, në vitin 2024 do të fillojmë me Prishtinën që të jetë 5G”.
Avni Tafilaj, drejtor për Marketing, Shitje dhe Kujdes për Konsumatorë, tha se po punohet në hapjen e pikave të reja të shitjes.
“Aktivitete e marketingut dhe shitjes jemi përqendruar në tri drejtime kryesore, përmasimin e produkteve, shtimin e kanaleve të shitjes, dhe përmirësimin e kujdesi. Prej që ka filluar ky menaxhimet ka filluar më bë oferta feksibile, kemi përmirësuar edhe ofertat e roamingut, kemi bërë edhe përgatitje për ri-lansimin e shërbimeve televizive”.“… jemi duke bërë edhe hapje të pikave të reja shitëse, edhe në qendrën e thirrjeve kemi redaktuar kohën e pritjes. Qendra jonë e thirrjeve punon 24/7”. INDEKSONLINE.NET