Prodhuesi italian i makinave Fiat ka njoftuar se i ka dhënë fund prodhimit të automjeteve të lyera me ngjyrë gri – edhe pse është një nga ngjyrat më të njohura të automobilave në botë.
Vendimi thuhet se do të hyjë në fuqi menjëherë – dhe Fiat-i i parë i ri që do të lansohet pa një opsion bojë gri do të jetë SUV-i elektrik 600e, detajet e plota të të cilit do të shpallen javën e ardhshme, transmeton Telegrafi.
Fiat thotë se dëshiron të jetë “marka e ngjyrave” dhe pretendon se do të ofrojë vetëm “ngjyra të ndezura” të frymëzuara nga “Deti i Italisë, Dielli i Italisë, Toka e Italisë dhe Qielli i Italisë”.
Megjithatë, do të vazhdojë të ofrojë ngjyrën Gelato White dhe Cinema Black – gjithashtu një sërë ngjyrash të kuqe, portokalli, blu, ari dhe jeshile.