PORTRETE MËSIMDHËNËSISH MISIONARË
Prof.Mr.Sc.Emine Latifi
Të flasësh për fëmijët me nevoja të veçanta, e të mos flasësh për Mr.Sc.Emine Latifin, do të thot të injorosh këtë kategori shumë të rëndësishme të shoqërisë sonë të pasluftës së UÇK-së.
Fati deshi që mësuesja Emine të punësohet si mësuese mbështetëse në SHFMU.”Rexhep Elmazi” ku vazhdon të punoj për 15 vite pa ndërprerë në këtë tempull të diturisë.
Gjatë bisedës me mësuesen Emine Latifi, e cila përherë është e buzëqeshur dhe e hareshme, tregon sfidat me të cilat ballafaqohet çdo ditë gjatë punës së saj, por që me shumë pozitivitet i tejkalon.
-Sejcili nga ne kemi nevojat dhe kërkesat tona, dikush është më i durueshëm, dikush më temperament, dikush është më i shpejtë, dikush më i ngathët, dikush më dembel, dikush hiperaktiv, por bota e secilit ofron diçka që se ofron tjetërkush, prandaj unë kam arritur që gjatë kësaj periudhe të depërtoj në qenien e sejcilit, të mishërohem dhe të jem sejcili.
Sikur prindërit të mos ngurronin, por t’i paraqisnin fëmijët me kohë, shumë do të na e lehtësonte punën, jo vetëm në identifikimin e hershëm, por edhe gjithpërfshirjen pa pasur nevojë për Këshillin Komunal për vlerësim.
Por, sido që të jetë thot mësuesja Emine, vërtetë ndjejë kënaqësi në punën time, ndonëse masterin e kam profesional, por nuk ndjehem si mësimdhënëse, por si misionare, sepse natyra e punës është jo t’i mësosh e edukosh fëmijët, por në rend të parë t’i kuptosh, t’u ofrosh afri, t’i ndihmosh në çdo aspekt, e tek pastaj t’i realizosh objektivat programore sipas PIA-s, vazhdon Eminja.
Mirëpo, për punën dhe përkushtimin e klasës së bashkangjitur që nga ky vit mësueses Emine i është lehtësuar puna falë klasës -ambientit të këndshëm për punë me këtë kategori, së cilës i janë krijuar kushte dhe ambient i këndshëm punë, mësimi dhe aktivitetesh të nduarduarshme.
Mësuesja Emine tregon se moti e saj është:
“MOS I THUAJ JETËS NUK TË DUA, MUND TË TË HAKMERRET”.
Për fund, të themi se Emine Latifi përveç punës si eksperte e punës për fëmijë me nevoja të veçanta, anëtare e Komisionit Komunal për vlerësimin e fëmijëve me nevoja të veçanta, është si bleta punëtore, kolege e gjithanshme, e gatshme për sakrificë dhe shembull për gjithë mësimdhënësit-misionarët e shekullit XXI.
Urojmë që të vazhdoj me këtë elan e përkushtim, me dëshirë që numri i kësaj kategorie të shenoj rënie!
Shkruan me rrespekt:
Prof.MrSc.Nezir M Beqiri
22.12.2023
Gjilan
Dardani