Kështu ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook:
Fjala ime përshëndetëse në eventin e organizuar për fundvit nga dega e PDK-së në Gjilan
I nderuar kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës z. Memli Krasniqi
Të nderuar anëtar të kryesisë qendrore dhe përfaqësues tjerë nga PDK, z.Zenun Pajaziti
Arben Mustafa, Besiana Musmurati
I nderuar kryetar i PDSH z.Ragmi Mustafa,
Të nderuar kryetar të degëve të PDK-së nga Anamorava, Bekim Azizi nga Vitia dhe
Naser Shabani nga Kllokoti
Të nderuar anëtarë të kryesisë dhe nënkryetar të degës, kryetar i Rinisë
Të nderuar anëtar të strukturave tjera të degës, aktivistë dhe
Shumë të nderuar anëtarë të rinjë të Partisë Demokratike të Kosovës në Gjilan,
I nderuar z.Selver Xhelili
Të nderuar përfaqësues të mediave,
Mirë se keni ardhur në këtë mbrëmje, në të cilën po shënojmë një moment të rëndësishëm për Partinë Demokratike të Kosovës.
Dua ta shpreh falenderimin tim për kryetarin e PDK-së dhe të gjithë juve që sonte na u jeni bashkuar në këtë ngjarje për ta bërë më kuptimplotë, e cila për familjen tonë politike ngritë lartë besimin për një rrugëtim drejtë sukseseve të reja, e që tashmë po zhvillohen me hapa të theksuar si rezultat i angazhimit tonë të përbashkët.
Sigurisht që brenda këtij viti, përveç punëve të mira dhe të arriturave në PDK, jemi përballur me sfida politike, por të cilat na kanë forcuar edhe më tej, për të lëvizur gjërat përpara dhe me vendosmëri politike.
Angazhimi ynë i përbashkët strukturor, ka bërë që PDK në Gjilan, me përkrahjen e kryetarit Memli Krasniqi, të ri-organizohet dhe fuqizohet për rolin e saj vendimtar në proceset e reja politike në Kosovë dhe në komunën tonë.
Dua t’i theksoj në veçanti disa nga rezultatet e shënuara gjatë këtij viti në degën e PDK-së në Giilan, duke filluar nga;
– Përmbyllja me sukses e zgjedhjeve në Rininë Demokratike të Kosovës dhe aktivitetet e shumta që janë realizuar përmes organizimeve të tyre
– Janë bërë hapa të rëndësishëm drejt funksionalizimit të plotë të të gjitha strukturava të degës, një proces i cili tashmë është afër finalizimit
– Bashkë me PDK-në në Gjilan, kanë triumfuar edhe 39 zyrtarët komunal, afaristë të sukseshëm, profesionistë dhe ekspertë të fushave të ndryshme, të cilët padrejtësisht janë akuzuar bashkë me ish kryetarin tonë të komunës z. Qemajl Mustafa dhe janë ballafaquar me një proces të stërgjatur gjygjësor.
Pastërtia e qeverisjes së PDK-së për dy mandate me komunën e Gjilanit, ka qenë e dëshmuar përhere, por edhe rezultatet dhe të arrkturat kanë qenë të pamohueshme në çdo aspekt.
– Gjatë këtij viti, PDK ka qenë e hapur për secilin individ e kuadër profesional, e si rrjedhojë na u janë bashkuar një numër i konsiderueshëm në strukturat tona, ndërsa disa prej tyre edhe i kemi avancuar në nivelet më të larta të organizimit tonë, njerëz të dijes dhe shkencës, ekspert të profileve të ndryshme, afarist të sukseshëm, mjekë e profesorë të universiteteve tona.
– E kur jemi te sukseset, dua ta veçoj një sukses madhor të Vlera Qerimit, anëtares sonë në rini, e cila para disa jave mori medalje në garat botërore të karatesë të mbajtura në Budapest.
– Ashtu sikur Vlera jonë e Gjilanit që është kthyer triumfuese nga Budapesti, padyshim edhe vlerat tona të luftës së UÇK-së dhe liderët tanë Hashim Thaçi e Kadri Veseli presim të kthehen triumfues nga Haga në Kosovë, sepse e kaluara e tyre dhe lufta e UÇK-së ka qenë plotësisht e pastër dhe në shërbim të lirisë së vendit tonë.
E shfrytëzoj rastin që sonte këtu, të ju përcjell të falat e përzemërta, që ju kanë dërguar dy liderët tanë, nga vizita ime e papërshkruar që e kisha para disa muajsh në Hagë.
Nga aty dola me dy mesazhe të forta që vlejnë për të gjithë ne, të cilët kemi përgjegjësi politike dhe institucionale;
Të jemi unik dhe të punojmë e kontribuojmë për shtetin tonë, dhe Partinë Demokratike të Kosovës ta fuqizojmë dhe ta kthejmë aty ku e ka vendin, në udhëheqje të institucioneve tona.
PDK nuk do të ndalet, sepse ndalet Kosova.
Andaj ne në Gjilan nuk jemi ndalë, por jemi ri-organizuar dhe mobilizuar për ta fuqizuar PDK-në. E këtë po e dëshmojmë edhe sonte, ku si rezultat i punës dhe angazhimit tonë, vitin po e përmbyllim në mënyrën më të mirë të mundshme, ku po na bashkohen mbi 160 aderime të reja në familjen tonë të madhe PDK-së.
Në emër të kolegëve e bashkëpunëtorëve ju falenderoj për besimin tuaj, dhe ju siguroj që do të ndjeheni të barabartë sikurse të gjithë ne.
I nderuar kryetar z. Memli Krasniqi, kam kënaqësinë që para jush dhe qytetarëve të Gjilanit sonte të prezantoj aderimet e reja, anëtarët e rinjë që po na bashkohen në rrugëtimin tonë politik, e që janë njerëz të punës, sukseseve, dijes dhe profesionalizmit.
Bashkë me Selver Xhelilin një afarist i dalluar i sukseshëm në fushën e turizmit, ish drejtorin komunal të DKRS në Gjilan dhe ish asambleistin e Kuvendit Komunal, sot me të, na u janë bashkuar edhe;
1.Besnik Rexhepi -Doganier/Shpediter
2.Afrim Bajrami -Arkitekt
3.Muhamet Kçiku -Ekonomist
4. Dashmir Idrizi -Sportist
5. Flamur Limoni -Ekonomist
6. Migjen Muji -Ekonomist
7. Emin Shala -ing telekomunikacionit
8. Jetulla Ajvazi -Tregtar
9.Feime Grabovci – Juriste
10. Lista e anëtarëve të rinjë që na u janë bashkuar arrinë te numri 160 me emrin e juristit Ardian Zejnullahut
Kjo ardhje masovike është energji e re për PDK, ku në mesin e tyre ka kuadro të shumta dhe të ndryshme profesionale nga të gjitha fushat.
Duke ju falenderuar përzemërsisht për ardhjen tuaj, ju uroj të kaloni një mbrëmje fantastike, e padyshim shfrytëzoj rastin të ju uroj dhe një vit të mbarë, me shëndet, gëzime e suksese!
Gëzuar!