Ja postimi i plotë asambleistit të VV-së, Arber Musliu:
Opozita po Manipulon me Kuvendin
Nuk është e drejtë të përdoren nxënësit fillimisht,
të vazhdohet me maturantët, të prekët edhe sporti, tani shoqatat.
Në mbledhjen e fundit të Kuvendit Komunal,
që është mbajtur para disa muajve, ata bënë thirrje që Kuvendi të mos ndajë mjete për organizatat për arsye të ndryshme. Megjithatë, kjo thirrje nuk u respektua, pasi ata ranë në kundërshtim me fjalët e tyre duke miratuar një vendim për financimin e dy shoqatave të Komunës tonë, pa konsultuar drejtoritë përkatëse lidhur me planifikimin e buxhetit.
Kjo është e padrejtë, pasi këto shoqata përbëhen nga njerëz që vërtet duhet të përkrahen në mënyra të ndryshme dhe jo të shfrytëzohen për interesa politike.
Subvencionimi i shoqatave Handikos dhe të Verbërve për vitet 2022, 2023 dhe 2024
Totali : 27,691.91 euro.