te dyert e xhamisë një deve, lopë, dash, pulë dhe një kokërr vezë e të thonim: “Ai që vjen orën e parë do t’i japim një deve, ai që vjen orën e dytë do i japim një lop, ai që vjen në orën e tretë do i japim një dash, ai që vjen në orën e katërt do t’i japim një pulë dhe ai që vjen në orën e pestë do i japim një vezë”, njerëzit do të nxitonin për të ardhur herët në xhami. Bijtë e Ademit -subhanAllah- e duan këtë jetë kalimtare dhe për jetën Tjetër nuk kujtohen.” Et-Tealiku ala sahihi Muslim
Shejh Esh–Shenkiti (Allahu e mëshiroftë!): “Thuhet se bidati i parë që është shpikur në islam është lenia e shkuarjes herët në xhami ditën e xhuma”. Eduaul-Bejan
- Në të është një orë në të cilën pranohet lutja. I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Dita e xhuma është dymbëdhjetë orë. Nëse muslimani i lutet (i kërkon) Allahut diçka, Ai do t’ia japë atij (atë për të cilën është lutur). Prandaj kërkojeni atë në çastet e fundit pas ikindisë.”[4]
Ibnul Kajjimi (Allahu e mëshiroftë!) pasi përmend mospajtimin për përcaktimin e kësaj ore, thotë: “Dominojnë në këtë çështje dy mendime që janë të përftuara prej haditheve të sakta:
I pari: Ajo orë është prej kohës së uljes së imamit e deri në përfundim të namazit, duke u argumentuar për këtë me hadithin e Ibën Umerit radijAllahu anhu, se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Ajo orë është ndërmjet uljes së imamit dhe përfundimit të namazit.”[5]
I dyti: Ajo orë është pas ikindisë; e ky është mendimi më i saktë.”[6]
- Ajo është festë e cila përsëritet çdo javë.
- Ajo është ditë në të cilën fshihen të këqijat. I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Pastaj falet aq sa ia ka caktuar Allahu, e kur imami fillon të ligjërojë, ai dëgjon me vëmendje dhe kështu atij i falen të këqijat mes asaj xhumaje dhe xhumasë tjetër.”[7]
- Të drejtuarit nga imami në kohën që ai ligjëron. Shejhu dhe muhadithi Albani (Allahu e mëshiroftë!) thotë: “Të drejtuarit nga hatibi (kur ai ligjëron), është prej suneteve të lëna (të harruara).”[8]
Imam Ibën el Mundhiri (Allahu e mëshiroftë!) ka përmendur emrat e atyre dijetarëve të cilët janë të këtij mendimi, duke filluar nga sahabët e më pas: Ibën Umeri, Enes bin Malik, Atau, imam Maliku, Sufjan eth Theuri, El Euzai, Seid bin Abdulaziz, Ibën Xhabir, Jezid bin Ebi Merjem, imam Shafiu dhe Is’haku. [9]
Përktheu: Unejs Sheme
[1] Kaptina Xhumua,9.
[2] “Tefsiri i Ibën Kethirit” vëll. 4.
[3] “Zadul Mead” vëll. 1.
[4] E transmeton En Nesai dhe e ka saktësuar shejh Albani (Allahu e mëshiroftë!).
[5] Muslimi.
[6] “Zadul Mead” vëll. 1.
[7] Buhariu.
[8] “Es Silsiletus Sahihah” (5/110).
[9] Në librin e tij “El Eusat” (4/74-75).
Dosje: Xhumaja