Sot, është një datë e veçantë për Kosovën, veçanërisht për Gjilanin, sepse iu shtua një magjistër i Fesë, duke e mbrojtur temën e Magjistraturës në drejtimin e Akidës (besimit). Hoxha Fitim Hasani ka mbrojtur temën e tij më 26.03.2024 në Rijad të Arabisë Saudite.
Një prej diskutuesve, Prof.Dr. Abdullah Al-Shaje, në fillim nderoi temën dhe më pas vlerësoi punën e shkëlqyeshme të studentit Fitim Hasani, duke thënë se ai e kishte zhvilluar atë me një mjeshtëri të jashtëzakonshme, në atë mënyrë që, nëse do të ekzistonte një skemë për të dhënë diplomë akademike pa asnjë dyshim (pa u pyetur), ai do t’ia kishte dhënë titullin e magjistrit!
I urojmë suksese të vazhdueshme në të ardhmen, Mr. Fitimit, duke shprehur lutjet e mia që Allahu të të bëjë të suksesshëm në këtë jetë dhe në jetën tjetër.
Info: Hoxhë Bashkim Bajrami