Pensionohet hoxha ndër më të njohurit në Anamoravë, Junus Ramadani
Është pensionuar imami i xhamisë së Dobërçanit të Gjilanit, Junus Ramadani, që është njëri prej hoxhallarëve më në zë në Anamoravë, shkruan Mediafokus.info.
Në organizimin e iftarit me këtë rast, Ramadanin e kanë nderuar edhe hoxhallarë të tjerë eminentë, Shefqet Krasniqi, Zekirja Bajrami, Mazllam Mazllami, Fatmir Latifaj e prof.dr. Qazim Qazimi, sikurse edhe ish-nxënësit e tij te Medresesë në Gjilan.
“Ndjehem i ngushtuar prej tyre, sepse nuk e kam merituar dhe nuk e kam prit një gjë të tillë!Allahu i shpërbleftë dhe ua ktheftë me të mira!”, ka thënë hoxha Ramadani.
Përndryshe, Junus Ramadani është ndër të rrallët që edhe shkollën e mesme dhe Fakultetin e Studimeve Islame i ka mbaruar në shtetet arabe.
Shkollimin e mesëm e ka bërë në dy nivele. E ka filluar në Siri më 1974 dhe e ka përfunduar në Medine, në vitin 1980.
Për katër vitet e ardhshme e përfundon edhe fakultetin në Universitetin Islamik, në Medine të Arabisë Saudite, që është universiteti fetar i dytë në botë më prestigjioz, pas atij Az’har në Egjipt.
Ai shërbeu si imam në disa xhami në Gjilan, ndërkaq viteve të fundit punoi në xhamin e Dobërçanit deri në pension./Mediafokus.info/