Shkruan: Selver Xhelili, dhjetor 2023
Viti 2023, lirisht mund të shpallet vit i policisë republikane, për shkak rrethanave dhe ngjarjeve të rënda, të cilat u manifestuan me ngërçe politike dhe ngecje ekonomike.
Të kota ishin pritshmëritë tona për këtë vit, të cilin e shpresonim për të begatshëm dhe të bereqetshmëm për Kosovën, për përmirësimin e kushteve ekonomike për të gjitha shtresat e sektorët, gjë që nuk ndodhi, ndaj për kë të vit t’i jepet medalja e artë policisë së Republikës së Kosovës për efikasitet, profesionalizëm, trimëri dhe vendosmëri në zbatimin e ligjit në gjithë territorin e saj.
Ky vit, gjithashtu, do të mbahet mend për ngjarjet e rënda, që e goditën qytetarin e republikës sonë si grabitjet te rrezikshme, vrasje të tmerrshme, vetë vrasje e shumë gjë ra të tjera të pakëndshme, neveritë se dhe jonormale.
Prandaj, në këtë drejtim, është hapi i fundit që shteti të mendoj mirë në hapat e ardhshëm se si të veproj karshi këtyre dukurive negative për shoqërinë tonë , në mënyrë që ato të mos na përsëriten, duke i analizuar shkaqet dhe pasojat e tyre, të cilat, mjerisht, po ia prishin imazhin shtetit tonë më të ri në Ballkan dhe Evropë.
E vetmja krenari për ne gjatë kë tij viti, të cilin po e lëmë prapa, është dhe mbetet policia e Republikës së Kosovës, për efikasitet, vendosmëri dhe profesionalizëm, ndaj qeveria jonë së bashku pozitë e opozitë , duhet të jenë një zë ri në vlerësimin e veprimtarisë së saj, duke ia ngritur pagat në mënyrë të dinjitetshme ngase ajo është krenaria jonë dhe ky është moment i fundit p r të ndërmarrë diçka në këtë drejtim.