Një lajm i trishtë për botën e artit dhe jo vetëm
Këtë të martë të 5 dhjetorit është ndarë nga jeta artisti i mirënjohur shqiptar Mirush Kabashi.
Lajmi është bërë me dije nga vetë familjarët e tij, të cilët njoftuan me një pikëllim të thellë.
“Të nderuar miq, kolegë dhe aashamirës, me pikëllim të thellë ju njoftojmë se MIRUSH KABASHI ndërroj jetë të Martën, në datë 5 Dhjetor pas mesnate. Përsa i përket detajeve të ditës, orës së varrimit dhe homazheve do ju komunikojmë në orët në vazhdim. Me Respekt, Familja Kabashi!”, thuhet në njoftim.