Në garat botërore të mbajtura në Budapet Hungari 22- 29 nentor, vashat tona nga Gjilani triumfuan.
Bëhet fjalë për Fortesa Orana, Vlera Qerimi dhe Hatixhe Zejnullahu
Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e kreut të Komunés së Gjilanit, Albin Hyseni.
Ja postimi i tij i plotë:
Fortesa Orana, Vlera Qerimi dhe Hatixhe Zejnullahu medaliste në Botërorin e Karatesë
3 karateistet nga Gjilani, Fortesa Orana, Vlera Qerimi dhe Hatixhe Zejnullahu kanë shkruar historinë duke u bërë të parat në vendin tonë që fitojnë medale në kampionat botëror.
Medale e Bronztë për Kosovën nga vajzat tona, falë suksesit të tyre dhe angazhimit të pandërprerë nga trajneri i tyre, Alban Beqiri.
Vashat si to, janë krenaria e vendit dhe e qytetit!
Urime ekipit dhe gjithë Kosovës.