Boksieri gjilanas Donat Syla shpallet kampion ballkanik
Boksieri i KB Drita, Donat Syla, është shpallur kampion për të rinjë në Kampionatin Ballkanik që po zhvillohet në Ramncu, Valcea të Rumanisë.Syla në finalen ka mposhtur boksierin nga Bosnja Hercegovina, Njaz Kunovac. Boksieri nga Kosova gjatë tri raundeve ishte më i mirë se kundërshtari i tij, i cili u shpall fitues me rezultat unanim duke fituar medaljen e arit.
“Jam shumë i lumtur për këtë fitore në finale ndaj një boksieri shumë cilësorë. Jam i lumtur që shtetin e Kosovës e popullin e saj e kemi bërë krenar”, ka bërë të ditur boksieri Donat Syla./rajonipress/