SC Gjilani
📣 𝗞𝗢𝗠𝗨𝗡𝗜𝗞𝗔𝗧Ë 𝗭𝗬𝗥𝗧𝗔𝗥𝗘
Sport Club Gjilani ka kënaqësinë të komunikojë angazhimin e një ndër lojtarëve më me perspektivë të vendit tonë, Fatjon Bunjaku.
Me paraqitjet e tij së fundmi Bunjaku ka arritur të bindë drejtuesit e klubit për të nënshkruar kontratë për 2 vite e gjysmë me kuqebardhët.
Bunjaku, 20 vjeçar luan në pozitën e sulmuesit të qendrës, mirëpo përshtatet mirë edhe në pozitat anësore të repartit ofansiv.
Të gjithë në SC Gjilani i urojnë mirëseardhje Bunjakut dhe i dëshirojnë sukses në objektivat që klubi ka vënë para.
Zyra për shtyp
17 Janar, 2024