Kjo është stina e mandarinave. Ky frutë i shijshëm pak më i vogël se portokalli mund të hahet në formën e tij të plotë ose të shtrydhet. Lëngu i mandarinës është shumë i freskët dhe hidratues.
Mandarina ka një nivel të lartë të limonenës, e cila ka vlera të mëdha. Ajo është një antioksidant i fuqishëm, i pasur me vitaminë C, ndaj mandarina duhet konsumuar rregullisht.
Ka pasur një sërë studimesh mbi vlerat e mandarinës, dhe shkencëtarët janë akoma të marrosur pas saj.
Si të përgatisni lëngun e mandarinës
Qëroni 4 mandarina
Hiqni farat
Përdorni një mikser dhe përziejini mandarinat
Mos e filtroni lëngun
Shtoni mente dhe akull sipas preferencës
Lëngu i mandarinës për një lëkurë të shëndetshme
Vitamina C tek mandarina e bën lëkurën tuaj më të shëndetshme. Ajo përmirëson tonalitetin e saj dhe e bën lëkurën të duket më e re, pa rrudha dhe njolla. Mandarinën mund ta aplikoni edhe së jashtmi në lëkurë, ose ta hani që të merrni përfitimet e plota prej saj.
Shtrydhni lëngun e mandarinës
Përdorni një pambuk për të shpërndarë lëngun në lëkurë
Mbajeni për 15 minuta dhe më pas lajeni atë
Sikur të mos mjaftonin vlerat e mësipërme, duhet të dini që lëngu i mandarinës mbron lëkurën nga rrezet e dëmshme UV.
Lëngu i mandarinës kundër plagëve
Vaji i mandarinës që nxirret nga fruti shëron dhe fuqizon prodhimin e qelizave të reja. Ky vaj mund të aplikohet në plagët apo çarjet e lëkurës.
Lëngu i mandarinës për flokë të shëndetshëm
Lëngu i mandarinës mund të aplikohet edhe në flokë. Vlerat e mëdha antioksiduese e mbrojnë lëkurën e kokës nga ndotja dhe radikalet e lira, rrjedhimisht ju nuk do të përballeni me zbokthin ose rënien e flokëve.
Shtoni lëngun e mandarinës në vajin e flokëve që përdorni rregullisht.
Lyeni kokën dhe mbajeni për 20 minuta
Lajeni atë
Flokët do të marrin shkëlqimin dhe volumin e munguar. Vitamina E dhe B12 ndihmojnë në rritjen e flokëve por luftojnë edhe thinjat./AgroWeb