Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka nisur shitjen e biletave për ndeshjen e fundit në kuadër të kualifikuesve ndaj Bjellorusisë.
Kosova do të ketë një mundësi tejet të vogël për t’u kualifikuar, por fillimisht duhet vetëm pikët e plota ndaj Zvicrës.
Pas kësaj, “Dardanët” duhet të mposhtin në Prishtinë edhe bjellorusët, ku tani më ka nisur edhe shitja e biletave.
Çmimet e biletave mbesin të njëjta, pra 5 euro në Veri dhe Jug, 10 euro në Lindje, 20 euro në Perëndim dhe 80 euro për zonën VIP.