Gjilan – Ramiz Isufi kryetar i këshillit të fshatit Uglar ka kërkuar nga të gjithë operatorët kabllovik që ndodhen përgjatë rrugës së këtij fshati që urgjentisht të angazhohen për të vendosur kabllot në një gyp të vetëm, për shkak të punimeve që janë duke u zhvilluar në rregullimin e trotuarit në këtë fshat dhe ndriçimi i rrugës kryesore.
Reagimi i plotë:
Thirrje për operatoret kabllor në fshatin Uglar Të nderuar operator të kabllorëve( Internetit, televizioneve) ju njoftojmë që në fshatin Uglar ka filluar rregullimi i trotuari, ndriçimi në rrugën kryesore dhe njëkohësisht ndriçimi i rrugës, konkretisht është hapur kanali i gypit të ndriçimit dhe në këtë rast ju bëjmë thirrje që t`i vendosni edhe ju kabllot e juaja në këtë kanal, dhe të lirohen shtyllat për shkak pengesës që po na sjellin.
Ju faleminderit për mirëkuptim.
Këshilli i fshatit Uglar Ramiz Isufi kryetar i këshillit.
RAJONIPRESS