Drejtori sportiv i Inter ndjek personalisht Ramadanin, mesfushori i Kombëtares mund të vishet zikaltër
Nuk ishte e lehtë për Lecce të zëvendësonte një lojtar si Morten Hjulmand, por në fund Pantaleo Corvino ia doli shumë mirë duke marrë Ylber Ramadanin. Ecuria e futbollistit shqiptar deri më sot ka qenë mbi të gjitha pritshmëritë, deri në atë pikë sa të bën të mendosh “Hjulmand, kush?” për tifozët e Lecce-s që me ironi harruan paraqitjet e ish-kapitenit.
Në një kohë shumë të shkurtër, Ramadani u bë udhëheqësi i heshtur i dhomave të zhveshjes, të përbërë nga të rinj të tjerë, për të cilët shqiptari u tregua një udhërrëfyes i vërtetë dhe u jepte këshilla, kryesisht për angazhimin dhe sjelljen që duheshin mbajtur.
Të gjitha cilësitë që janë bërë evidente jo vetëm te Lecce, por tashmë ka rënë edhe në sytë e drejtuesve të Inter. Piero Ausilio, drejtori sportiv i Interit, po monitoron personalisht nga afër paraqitjet e mesfushorit 27-vjeçar.
Paraqitjet e tij nuk kaluan pa u vënë re, pjekuria e tij e lejoi atë të integrohej menjëherë në Lecce e Serie A dhe kjo aftësi për t’u përshtatur është e rëndësishme për një ekip që luan shumë ndeshje, përfshirë kupat evropiane.
INDEKSONLINE.NET