Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim ambasadorët e QUINT-it. Kurti i informoi ata rreth zhvillimeve të fundit në dialogut Kosovë-Serbi.
Ai shprehu mirënjohjen e tij për BE-në dhe SHBA-në në përpjekjet e tyre për të rikthyer dialogun në rrugën e duhur pas sulmit terrorist të 24 shtatorit.
I pari i Qeverisë Kosovës shtoi se Serbia po vazhdon ta refuzojë Marrëveshjen Themelore.
Po ashtu, Kurti iu ka theksuar ambasadorëve se po të ishte në dorën e Kosovës, marrëveshja tashmë do të nënshkruhej dhe do të fillonte zbatimi i saj.
“Gjithashtu theksova se po të ishte vetëm në dorën e Kosovës, ne do të kishim arritur një marrëveshje dhe tashmë do të ishim në proces të zbatimit të saj. Kosova është ende e gatshme të nënshkruajë Marrëveshjen Themelore, Aneksin e Zbatimit dhe draftin e 21 tetorit. Serbia vazhdon të refuzojë”, ka shkruar Kurti.