Bananja, fruti me mrekullira për shëndetin
Nga pikëpamja e vlerave ushqimore, bananja është një burim i mirë i elementeve sikurse është potasium, magnez dhe vitamina B6.
Përbërës që përdor organizmi jonë për të mbajtur trupin në formë.
Nga ana tjetër jo të gjithë e dinë se banania është një frutë e pasur me antioksidantë të cilët ndihmojnë organizmin tonë nga veprimi i radikaleve të lira.
Banania ndihmon në forcimin e sistemit nervor, ndihmon në humbjen në peshë dhe kontribuojnë në prodhimin e rruazave të bardha të gjakut falë kontributit të vitaminës B6.
Përmirëson përqendrimin
Një studim i kryer nga një universitet në Angli ka përfshirë në studim rreth 300 studentë, të cilët konsumonin banane në mënyrë të vazhdueshme, çka i ka ndihmuar ata të kenë një përqendrim më të mirë. Niveli i lartë i potasiumit ndihmon studentët të studiojnë, të kenë kujtesë më të mirë dhe të kenë një përqendrim më të madh në klasë. Këtyre studentëve iu kërkua që të hanë banane për mëngjes, në rast se munden edhe në vakte të tjera.
Burim i vitaminës C
Kur flasim për vitaminën C menjëherë na vjen më mendje frutat si portokallet dhe luleshtrydhet, por edhe bananet janë një burim i mirë i vitaminës C. Një banane përmban një depozitë prej 15% të vitaminës C, vitaminë që lufton radikalet e lira dhe ndihmon në parandalimin e viruseve dhe ftohjes. Gjithashtu kontribuon në formimin e kolagjenit dhe ndihmon të mbash të shëndetshme enët e gjakut, shkruan EO.
Burim energjie
Bananet konsiderohen një ushqim perfekt për sportistët. Një studim i kryer nga l’Appalachian State University ka evidentuar se ngrënia e gjysme banane çdo 15 minuta përgjatë pedalimit ka të njëjtin burim energjie po aq sa të konsumosh një pije energjike. Banania këshillohet të bëhet pjesë e dietës ushqimore pasi furnizon muskujt me karbohidrate, të domosdoshme për përmbajtjen e antioksidantëve që ndihmojnë në shërim më të shpejtë.
Kundër mbajtjes së ujërave
Bananet mund të jenë një aleat i mirë në mos mbajtjen e ujërave në trup dhe kundër fryrjes. Sipas një studimi të fundit, gratë të cilat hanë të paktën dy herë në ditë banane para vaktit të drekës apo darkës, brenda 60 ditëve arrijnë të reduktojnë ndjesinë e fryrjes së barkut me 50%. Kjo vjen për shkak se potasiumi i pranishëm në banane ndihmon në mos mbajtjen e lëngjeve të tepërta në organizëm.
Parandalon goditjet
Të hash banane në mënyrë të vazhdueshme ndihmon në reduktimin e rrezikut të goditjeve në tru në menopauzë. Këtë e tregon studimi kryer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pranë universitetit “Albert Ajnshtajn” në Nju Jork dhe publikuar në revistën mjekësore të Shoqatës Amerikane të Zemrës. Për 11 vite 90 mijë gra në menopauzë në moshë 50 deri në 79 vjeç. Gjatë kësaj kohe këto gra nuk kanë marrë suplemente potasiumi, por kanë përthithur këtë përbërës vetëm përmes ushqimeve të freskëta. Për dijeni, edhe ushqime të tjera janë të pasura me sasi të mëdha potasiumi sikurse janë fasulet e bardha, spinaqi, patatet, kungujt, kajsi të thata, rrush të thatë dhe bajamet.
Mbron shikimin
Edhe bananet sikurse karota, luajnë një rol shumë të rëndësishëm në mbrojtjen e shikimit. Në fakt bananet përmbajnë vitaminën A, një substancë esenciale për të mbrojtur sytë, për të mbrojtur nivelin e shikimit për së largu dhe së afërti. Vitamina A ndihmon në mbrojtjen e membranës së syrit dhe kornean.
Forcon kockat
Banania është jo vetëm një prej burimeve më të mira të kalciumit por rezulton gjithsesi shërben për të mbajtur kockat e forta. Sipas një studimi të publikuar në “Journal of Physiology and Biochemistry”, banania përmban substanca që ndihmojnë në tretje, gjithashtu ndihmojnë në kapacitetin e organizimit për të përthithur kalcium.
Rrit humorin
Bananet mund të jenë të domosdoshme për të gjetur humorin e mirë dhe për të reduktuar stresin, falë përmbajtjes së triptofanit, një aminoacid të cilin trupi jonë e kthen në serotoninë një neurotransmetues që na ndihmon të përmirësojmë gjendjen e shpirtit, sipas Laura Flores, nutricioniste në San Diego. Përveç vitaminës B6 të pranishme në banane, ndihmon gjithashtu për të fjetur më mirë, falë edhe magnezit të pranishëm, që ndihmon të qetësosh muskujt.