Ndoshta modeli më tërheqës i Kia – Stinger tërheq vëmendjen edhe sot, dhe në edicionin e ri mund t’ua marrë ‘kurorën’ lojtarëve më të mëdhenj në segment.
Kompania koreane nuk po bën shaka dhe po përgatit një “kryevepër” të vërtetë për pasardhësin e Stinger.
Përkatësisht, Kia dhe Hyundai po investojnë deri në 18 miliardë dollarë në transformimin elektrik, që përfshin zhvillimin e një baze mekanike krejtësisht të re.
Modeli i parë që do të ketë nderin të përdorë këtë bazë të re është një limuzinë, me emrin e koduar GT1, ka mësuar ET News.
Konkretisht, ky model do të jetë zëvendësues i Stinger-it aktual për nga madhësia dhe pozicioni në gamë, dhe me një rritje të lehtë të dimensioneve do të hyjë në segmentin E.
Vendosja e tij në platformën e re mekanike eM do të thotë një gjë tjetër – instalimi i baterive me një kapacitet deri në 113.2 kWh. Me bateri më të mëdha se rivalët si Mercedes EQS, do të ketë një distancë deri në 800 km.
Gjëja më interesante është se në kombinimin e disa varianteve të fuqisë, do të ketë edhe një version me dy motorë elektrikë dhe një fuqi maksimale prej më shumë se 600 kuaj fuqi. Kjo do ta bëjë Kia-n më të fuqishme në histori.
Me shumë mundësi do të jetë një nga veturat më të shtrenjta në gamë, dukshëm më e shtrenjtë se Stinger aktual.