Ja postimi i plotë në Facebook:
Reagim, në lidhje me thirrjen e opozitës për subvencionimin e maturanteve në vlerë prej 50 eurove për ekskursionin në Shqipëri.
Kjo nismë, duke shfrytëzuar një temë emocionale si arsimimi, po devijon nga përgjegjësia e tyre ndaj qytetarëve dhe arsimit.
Ky devijim është i dukshëm duke mos reflektuar mbi nevojat e vërteta dhe problemet substanciale në sistemin arsimor.
Thirrja për subvencionim në vlerë prej 50 eurove po degradon diskursin politik, duke e shndërruar atë në një garë për të fituar popullaritet me çdo kosto, duke përdorur emocionet e qytetarëve në vend të argumenteve të qëndrueshme.
Kjo praktike, që fokusohet më shumë në avantazhet e shkurtëra politike sesa në përmirësimin e sistemit arsimor, po e devijon politikën në baza të një popullizmi të rrezikshëm.
Opozita duket se po përqendrohet në një iniciativë që ka një ndikim emocional pozitiv,
e që nuk reflekton domosdoshmërinë e një subvencionimi në këtë shkallë.
Përpara se të angazhohemi në nisma të tilla, është e rëndësishme të sigurohemi se ato janë të drejtuara drejt qëllimeve të qarta dhe të arritshme, duke reflektuar një përgjegjësi të vërtetë ndaj arsimit dhe të ardhmës së nxënësve.
Për të ardhur në një vendim të drejtë, duhet të hulumtojmë dhe vlerësojmë se çfarë do të sjellë më shumë dobi se dëm për nxënësit dhe komunitetin në tërësi.