Shkruan: Arber Musliu, Asambleist i LVV
Nuk ju ka hije Opozitës,
Dua të reagoj në publik për këtë sjellje politike të Opozitës!
Në kohën e fundit, ka pasur reagime të ndryshme që kanë tentuar të dëmtojnë imazhin e Qeverisjes së drejtë dhe të pa Korruptuar në Komunën tonë.
Deri më tani, nuk është regjistruar asnjë rast i vetëm në raport me Kurrpsionin, por ka tentativë për të ndryshuar opinionin e qytetarëve.
Përdorimi i maturantëve për qëllime politike është një shembull i kësaj Opozite. Qeverisja e kaluar, me më shumë se 4 mandate, as njëher në Kuvendin Komunal nuk mori vendime të tilla apo të ngjashme për maturantët si ky i fundit.
Tani, opozita po tenton të përfiton nga situata duke përdorur nxënësit si vegla politike, një taktikë që po shqetson të gjithë.
Në Komunën e Gilanit, Drejtoria e Arsimit e as Kryetari i Komunës, nuk ka shpall asnjë tender ose nënshkruan marreveshje të tilla për maturantët. Vendimi i kryetarit, në bashkëpunim me Këshillin e prindërive, ishte i drejtë për të gjetur forma alternative të organizimit dhe jo për të anuluar Eskurzionin.
Vendimi i Kuvendit për të anuluar vendimin e Kryetarit është i paqartë, pasi Kuvendi nuk ka kompetencë për të anuluar vendime të Kryetarit të komunës.
#JoPolitiknëshkolla