Për fjalë dhe letra janë të parët, për punë dhe vepra VV janë njësoj sikur PISA (të parafundit). Ky mandat i qeverisjes lokale dhe vendore është fatkeqësi për qytetarët e Gjilanit. Të kota janë krejt ndarjet buxhetore për projektet kapitale në komunën tonë, sepse janë të paaftë totalisht për t`i ekzekutuar ato ka shkruar Riad Rashiti i PDK-së.
Reagimi i Riad Rashitit:
Besoni apo jo? Mbi 20 milion euro të planifikuara në buxhet për këtë vit, do të mbeten të pashfrytëzuara. (Prej 6 milion euro për impiantin e ujërave zeza, zero euro janë shpenzuar, 1 milion euro për stadiumin e qytetit zero euro janë shpenzuar, 4 milion euro nga buxheti i komunës nuk po mund të shpenzohen, 2 milion euro të ndara për projektin e rrugës Hamdi Kurteshi zero euro janë shpenzuar këtë vit, nga projekti i autostradës prej 27 milion nuk janë shfrytëzuar as gjysma e buxhetit.
Gjilani ka kapitulluar në këtë vit, e fatkeqësisht do të jetë njësoj edhe viti 2024 e 2025.
Të paditur, të paaftë, të papunë e të dështuar janë plotësisht kjo nomenklaturë qeverisëse. RAJONIPRESS.COM