Ja postimi i plot i kreut te Kuvendit Komunal të Gjilanit Kushtrim Kadriu:
Sot në asamblenë komunale u mbajt dëgjimi publik lidhur me plotësim- ndryshimin e rregullores për bursat komunale.
Takimin e drejtoi kryesuesi i komisionit për ndarjen e bursave z. Ismajl Kurteshi.
Të pranishëm ishin edhe përfaqësues të organizatave studentore, studentë e zyrtarë të DKA, asambleist ku nga të gjithë u morën konkluzione lidhur me ndryshimet e rregullores dhe ku këto propozime do të trajtohen në komisione dhe në asamblenë komunale.
E gjithë kjo me qëllim të eliminimit dhe përmirësimit të punës së procesit të ndarjes së bursave. /GJILANIPRESS/