Ja postimi i plote i Lutfi Hazirit:
Mungesa e dialogut social me partnerët socialë dëshmoi se si përmes sindikalistëve të arsimit “thyhet” kërkesa dhe “vendoset qetësia”. Kjo politikë e Kurtit në emër të barazisë sociale por pa partnerët socialë, po funksionon. Kjo politikë i dha zemër e vetëbesim që mungesa e dialogut politik me opozitën, mungesa e dialogut me shoqërinë civile, mungesa e dialogut me minoritetin serb dhe përfshirja e tyre në dialogun për interesat e Republikës, të përjashtohet.
Një njeri dhe një lëvizje është e mjaftueshme, vetëm duhet emisar i fshehur për ndërmjetësim me serbët e përfaqësuar në Kuvend, emisar për dialogun me Serbi dhe një emisar për konferenca e tryeza ndërkombëtare. Politikat shtetërore kanë ra për toke. Lufta për perceptim publik se kush ka të drejtë në kohën kur Republika kërkon vendime të vështira sot, për ditë më të mira nesër.
Nuk e premë udhën në kohën kur sindikalistët dhe partnerët socialë duhej të dilnin fitues karshi qeverisë. Dje ka qenë vonë! Nesër duhet ta kthejmë normalitetin përmes dialogut në të gjitha nivelet.