Kinemaja e Gjilanit para 40 vitesh, ndërsa sot 23 vite pas luftës ende nuk kemi kinema
Paradoksi i kohëve moderne, kinemaja!
23 vjet pas çlirimit, gjilanasit nuk e dijnë se si është të shohin një film ose dokumentar në kinemanë e qyetit. Jo se nuk kanë ditur më herët! Kultura e filmit në Gjilan ka pasë vrullë të madh në vitet e 80-ta, bile edhe më herët.
Më të moshuarit shpesh herë e përmendin bioskopin (kinemanë) e viteve 60-ta.
Paradoksi qëndron se në kohët me të vështira, Gjilani ishte qëndër kulturore, si për film edhe për teatër. Sot, kur kinematografia është në kulmin e zhvillimit, Gjilani nuk ka kinema.