Ja postimi i plotë i KBI Gjilan:
Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan organizoi ligjeratë për natën e Israsë dhe Miraxhit
Këshilli I Bashkësisë Islame në Gjilan për nderë të natës së madhe të Israsë dhe Miraxhit organizoi një ligjeratë në ambientet e xhamisë ATIK në Gjilan.
Ky event u hap me një pjesë të Kuranit të cilën e lexoi profesori Fidan Xhelili, imam në fshatin Përlepnicë dhe ligjerues në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë.
Për të ligjeruar për këtë temë ishte ftuar profesori I Medresesë së Mesme Alaudin në Prishtinë Muharrem Tërnava, i cili spejgoi për vlerën dhe rëndësinë e kësaj mrekullie i cili radhitet i dyti pas
zbritjes së Kurani Kerimit.
Në fund këtë manifestim e përshëndeti kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan Naim ef Aliu i cili falenderoi ligjeruesin dhe të pranishmit për pjesmarrje.
Agim Hyseni
06.02.2024