Shëndeti i syve është tejet i rëndësishëm – nëse nuk kujdeseni mirë për ta, ju mund ta humbni shikimin.
Pirja e duhanit, konsumimi i tepërt i alkoolit dhe mos mbrojtja e syve nga dielli mund ta rritë rrezikun e degjenerimit makular dhe kataraktit.
Ushqimi është një nga faktorët kyç për mirëmbajtjen e shëndetit të syve, e në veçanti vitamina A.
Lexo edhe:
Provoni metodën daneze të gjumit, nëse dëshironi të flini më mirë
A mund të përdorni kripë nëse keni tension të lartë gjaku?
20 milionë të prekur me kancer në 2022, OBSH: Në 2050 do të jenë 35 mln raste
Jo vetëm se vitamina A e promovon shëndetin e përgjithshëm, por edhe i mbron sytë dhe e ngadalëson procesin e sëmundjeve më serioze të syve, shkruan EO.
Ekspertët shpjegojnë se vitamina A e mbron sipërfaqen e syrit (kornean) duke i lubrifikuar qelizat.
Përveç se kontribuon në shëndet të syrit, vitamina A është e mirë edhe për rritjen e eshtrave, shëndetin e lëkurës dhe forcimin e sistemit të imunitetit.
Fatmirësisht kjo vitaminë mund të merret lehtë përmes ushqimit.
Ushqimet që përmbajnë vitaminë A janë:
– Mëlçia e secilës kafshë
– Të verdhët e vezës
– Gjalpi
– Patatet e ëmbla
– Karrota
– Spinaqi
– Djathi zviceran.
Rama: Arsyeja e shkarkimit të Musliut ka të bëjë vetëm me moszgjidhjen e problemit me mbeturina