Ja postimi i plot i SHFMU “Thimi Mitko” Gjilan:
NJOFTIM
Sot, më datë 09.01.2024, ka ndrruar jetë mësimdhënësja në pension Igballe Hajda Salihu.
E lindur më datë 30.03.1957 në Rahovec, mësimdhënësja Igballe filloi punën në shkollën tonë më datë 07.09.1990. Që atëherë mbahet mend si një ndër mësimdhënëset më punëtore dhe më të hareshme. E buzeqeshur si gjithmonë do të mbahesh mend mësuesja Igballe.
Jemi me fat që ishe pjesë e shkollës sonë, të tillë janë edhe nxënësit që kaluan nëpër duar tuaja.
Shpirti yt i bardhë pushoftë i qetë!