Lëvizja e lirë pa viza ka rritur edhe numrin e hyrje-daljeve në pikat kufitare në Kosovë.
91 mijë e 836 qytetarë kanë dalur vetëm të shtunën e të dielën që lamë pas nga pikat kufitare.
Lëvizja e qytetarëve pa viza ka shtuar një destinacion të ri për kosovarët. Udhëtimi në Selanik të Greqisë është alternativa e re për mijëra kosovarë të cilët shijuan udhëtimin e parë në Greqi pa viza.
Kjo ka bërë që kalimi kufitar për në Maqedoninë Veriore të dyfishohet menjëherë në ditët e para të këtij viti.
Plot 22 mijë e 442 qytetarë kanë udhëtuar të shtunën e të dielën në pikën kufitare në Maqedoninë Veriore./Indeksonline/