Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka reaguar pas publikimit të sondazhit të fundit të realizuar nga kompania UBO Consulting që ka publikuar mbrëmë gazeta online Reporteri.net, i cili e renditë LDK-në, si forcën e tretë politike në Kosovë.
Haziri në reagimin e tij pretendon për një “fushatë sondazhi për të sulmuar LDK-në”. Kjo, thotë ai vjen pas opozitarizmit racional, punës në terren, interpelancës për tenderët njëburimorë dhe videos së djeshme të kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Ai shprehet se po punojnë drejt “rikthimit të madh”
“Një javë pas opozitarizmit racional e të faktuar, punës së jashtëzakonshme në terren me qytetarët, interpelancës për tenderët njëburimor dhe videos së djeshme të kryetarit të LDK-së, paskan tentuar me fushatë ‘sondazhi’ të na sulmojnë. Ne ecim para drejt rikthimit të madh. Nuk ka kush na ndal. Ne kemi vendosur të punojmë deri në ditën e zgjedhjeve pa u ndal. LDK, shpresë e besë për Kosovën!”, ka shkruar Haziri ne “Facebook”.
Repoeteri.net