Opinion Avdyl Aliu: Mirëqenja e kategorive në nevojë
Në mandatin e kaluar, vullneti dhe dëshira e qeverisjes komunale e bëri të realizueshëm projektin e përbashkët të komunës së Gjilanit me shtetin e Kuvajtit në vlerë mbi 2.5 milion dollarë.
Projekti është dedikuar për kategoritë në nevojë (të moshuarve, fëmijëve të braktisur-jetimëve, viktimave të dhunës në familje, shoqatave për persona me aftësi të kufizuara etj).
Projekti me 12 objekte përcjellëse të cilat plotësojne të gjitha nevojat e komunitetit si: salla e leximit me bibliotekë, dhomat e gjumit, salla e TV-se, hapsirat për rituale fetare etj.
Qeverisja komunale aktuale e LVV-së nuk e ka dijën, vullnetin dhe kapacitetin me e funksionalizuar këtë projekt, të cilin me padurim janë duke e pritur ata për të cilët është bërë.
Në pamundësi për ta funksionalizuar këtë projekt, me lehtë po i bjen me ia dhënë dikujt në shfrytëzim, prandaj kryetari i komunës dhe qeverisja e tijë janë në kërkim të dikujt që “me ia lëshuar dikujt n’dorë” këtë kompleks.
Kuvendi Komunal, vitin e kaluar me detyrim e ka futë në planifikim buxhetor për vitin 2024 funksionalizimin e projektit, por edhe përkundër kësaj nuk ka vullnet nga kjo qeverisje.
Fatkeqësisht, projekti ka filluar të degradohet nga mosinteresimi dhe nga pakujdesi për të.
Merreni me mend çka kish me ndodhë me i pas ra hise kësaj qeverisje komunale (LVV) me e gjetë donatorin (2.5 mln dollarë), pastaj me e organizu ndërtimin e projektit dhe në fund me e funksionalizu.
Tjetër qeverisje komunale dhe tjetër kryetar komune ka votuar Gjilani, krejt tjetër i ka dalë.