Ja postimi i plot i tij në Facebook:
Deklarimet e Kurtit janë në rrafshin manipulativ sepse ai nuk dëshiron zgjedhje të jashtëzakonshme. Sidomos tash pas raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit, i cili i konfirmon shqetësimet e LDK-së dhe qytetarëve të Kosovës për korrupsion serioz, ndikim e frikësim ndaj gjyqësorit e kërcënim ndaj gazetarëve.
Kurti madje do të tentojë t’i shtyjë zgjedhjet deri në kufirin ligjor në kohën kur Kosova ka shumë probleme të brendshme, mungesë të investimeve e raporte të këqija me BE-në, SHBA-të, NATO’n e me fqinjtë e Kosovës. Ndërkaq, LDK është e gatshme për zgjedhje në secilën rrethanë.
Le të dorëhiqet Kurti, shkojmë në zgjedhje dhe qytetarët deklarojnë vullnetin e tyre. Nuk mund të viktimizohet më. Po e ripërsëris, do të shokohen besimtarët politikë të Kurtit!