Ambasadori i Finlandës informohet për projektet që po realizohen në Gjilan
Për vizitë në Gjilan ka qëndruar ambasadori i Finlandës në Kosovê Matti Nissinen, i cili êshtë prit nga kryetari i komunës Alban Hyseni dhe nënkryetarja Leonora Morina Bunjaku.
Kryetari, tha se kanë diskutuar bashkërisht për mundësitë e bashkëpunimit.
“Po ashtu, njoftuam ambasadorin për shumë projekte e punë që janë duke u kryer, reformat në ndërmarrjet publike, ndryshimet në sistemin arsimor dhe atë shëndetësor”, tha Alban Hyseni.
Më tej ai tregoi se janë dakorduar që të thellojnë dhe forcojnë mundësinë e bashkëpunimit edhe për të ardhmen e afërt.