Lajmin e ka bërë të ditur asambleisti njeherit edhe Kryetari i AAK-së, Nazim Gagica:
Postimi i tij i plotë:
I trishtuar nga lajmi për ndarjen në moshë ende të re të mikut tim, kolegut, vellait tonë, artistit, Nehat Ferati.
Nuk e kisha menduar se do të shkruaj kështu për ty shok, jam thellësisht i tronditur.
Ikja jote herët në amshim, ka me lënë boshllëk kudo që ti ke qenë prezent; mes miqësh, në profesion, në Gjilan e kudo.
E pamundur të gjejë fjalë për të treguar kush ishe për mua, thjeshtë e pamundur!
Ngushëllime familjes, kolegëve të profesionit dhe gjithë atyre që e njohën!
U prehsh në paqe, Nehat!