FOTO: EO
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim ish-kryeministrin britanik, Tony Blair, i cili është duke qëndruar në Kosovë me rastin e 25-vjetorit të çlirimit, shkruan Reporteri.net.
Blairi takimin po e zhvillon me Kurtin pak pasi përfundoi fjalimin e tij në Kuvendin e Kosovës.
Takimi i Kurtit me Blairin është duke u zhvilluar pa praninë e mediave në objektin e qeverisë.
REPORTERI.NET