Author: admin

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka deklaruar se paralajmërimet e qeverisë për kërcënime serioze nga Serbia për sulme në veri të vendit janë “vetëm për konsum të brendshëm politik”. Haziri theksoi se, ndonëse rreziku potencial duhet trajtuar me seriozitetin më të madh, Lëvizja Vetëvendosje po e bën çështjen pjesë të diskutimit të përditshëm politik. “Gjithmonë janë serioze dhe gjithmonë janë trajtuar me seriozitetin më të madh. Por, kanë qenë këto kërcënimet e vlerësuar brenda institucioneve. Ajo çka po ndodhë tani për dallim, është bërë çështje ditore dhe konsum politik i vazhdueshëm duke e sjellë në emër…

Read More

Lajmin e ka bërë të ditur ish Kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri, Ja postimi i tij i plotë në Facebook: Na paska lënë Halil Gumnishta, veprimtar i palodhur. Burri nga Gumnishta e Gjilanit që la gjurmë në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, Halil Gumnishta për shumëkë, e për ne baca Halil e njeriu me plis të bardhë, baba e gjysh i jashtëzakonshem, miku më i mirë. Ngushëllimet më të sinqerta familjes, shokëve miqve e bashkëveprimtarëve. Lamtumirë, miku im!

Read More

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se moti sot në vendin tonë do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat parashihen kryesisht gjatë relievit malor. Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë Celsius. Ndërkaq, maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 35-38 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-2m/s. Indelsonline.net

Read More

Gjilani bëhet me një Specialiste të Ortodoncisë #EbruMehmeti Sot me datë 16.07.24, para komisionit vlerësues: Prof.Ass. Jeta Kiseri Kubati Dr.Sc.Sokol Krasniqi Dr.Sc. Blerta Xhemajli mbrojta me sukses provimin specialistik dhe mora titullin Specialiste e Ortodoncisë! Mirënjohje dhe falemnderime për çasjen dhe vlerësimin profesional! 🙏🏼 Rrugëtimet janë më të lehta kur keni pranë jush një udhërrëfyes profesional ,një mentor klinik si : Prof.Ass Blerim Mehmeti! Mirënjohje të pafund! Faleminderit gjithë Doktorave .stafit të mesëm dhe teknik të Klinikës së Ortodoncisë, Qksuk! Baba 🕊️cdo arritje e imja është vetëm për ty…….. Me respekt : Dr. Spec.Ebru Shevqet…

Read More

Në moshën 63 vjeçar Ka ndërruar jetë Tahir Demi, emër i njohur në fushën e gastronomisë. “Me dhembje të thellë ju njoftojmë që me datën 15.07.2024 në moshën 63 vjeçar ndërroi jetë baba jonë Tahir Ukshin Demi. Varrimi i të ndjerit bëhet më datë 16.07.2024 me namazin e drekës”, thuhet në njoftimin e familjarëve. Lajmin për ikjen në botën e amshuar të Tahir Demit, e kanë përjetuar me dhimbje të madhe edhe kolegët nga Resorti “Vali Ranch”. “Me dhimbje të madhe përjetuam lajmin për vdekjen e mikut dhe kolegut tonë Shef.Tahir Demi. Tahiri ishte ndër të rrallët që…

Read More

Për sot parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell dhe jashtëzakonisht i nxehtë. Kujdes! Rreziku i dehidrimit dhe goditjës së nxehtësisë nëse qëndroni jashtë për periudha të gjata kohore. Era do fryjë drejtimesh të ndryshme, me shpejtësi prej 10-35 km/h. Temperaturat minimale do të lëvizin prej 18 deri në 21°C, ndërsa ato maksimale prej 35 deri në 38°C. Indeksonline.net

Read More

Shkruan: Arbër Musliu, këshilltar i VV-së në Asamblenë Komunale të Gjilanit Të nderuar Qytetarë, I drejtohem opozitës për të theksuar se nuk kemi nevojë për ndihmë, mjafton të mos na pengoni në realizimin e projekteve. Opozita në Gilan del me konferenca dhe thirrje të ndryshme, duke pretenduar se janë të gatshëm për të ndihmuar, por veprimet e tyre tregojnë të kundërtën. Akuzojnë Kryetarin për mungesë pjesëmarrjeje në Kuvend, ndërkohë që vetë lëshojnë sallën, duke justifikuar këtë me mungesë të transparencës. Gjatë vitit të parë, Kuvendi Komunal ka pasur më shumë se pesë seanca të papërfunduara, dhe arsyetimet e tyre për…

Read More

Çfarë duhet të konsumoni për të rritur imunitetin? Të dish se çfarë të hash për të rritur imunitetin do të thotë të ndihmosh trupin të parandalojë dhe të luftojë agresionin e viruseve dhe baktereve. Dieta është shumë e rëndësishme për të forcuar dhe për të qenë më pak të prekshme ndaj viruseve, baktereve dhe sëmundjeve me të cilat ne kontaktojmë çdo ditë. Spinaqi Spinaqi është ideal për rritjen e sistemit imunitar, pasi është një burim i shkëlqyer i vitaminës C dhe acidit folik, të cilat rrisin sistemin imunitar dhe riparojnë qelizat. Gjithashtu e mban trupin të hidratuar dhe ju bën…

Read More

Ka ndërruar jetë Shyhrete Berisha Agushi, infermiere në Spitalin Rajonal të Gjilani Ka ndërruar jetë Shyhrete Berisha Agushi, infermiere në Spitalin Rajonal të Gjilanit, lajmin e hidhur e kanë bërë të ditur familjarë dhe kolegë të të ndjerës. Familjarët kanë bërë me dije se varrimi i saj do të bëhet sot, e shtunë më 13.07.2024, në ora 13⁰⁰ në Varrezat e Qytetit nëë Gjilan. Drejtoresha e Inf. msc. Vlora Shalaj në një postim dedikuar infermieres Shyrete Berisha Agushi ka shkruar Me hidhërim të thellë dhe zemër të rënduar, njoftojmë ndarjen nga jeta të koleges sonë të…

Read More

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 32-37gradë celsius. IHMK-ja ka njoftuar se  do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-4m/s. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë thirrje për kujdes dhe shmangie të kontaktit direkt me rrezet e diellit, pasi temperaturat pritet të shkojnë deri në 37 gradë celsius. Indeksonline.net

Read More