Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës ka aprovon kërkesën e FC Ballkani për ta shtyrë ndeshjen e javës së tretë të Superligës së Kosovës në futboll ndaj Dritës, shkruan Demokracia.com.
Ballkani i është drejtuar zyreve të FFK-së për ta shtyrë këtë takim pasi është duke u përgatitur për ndeshjen e play-offit ndaj Bate Borisovit.
“Komisioni Garave e ka aprovuar kërkesën e FC Ballkani, që ndeshjen e javës së 3-të të Albi Mall Superligë, ndërmjet FC Drita – FC Ballkani, e cila ka qenë në program të zhvillohet më datë 27.08.2023, ta shtyjë për një datë tjetër, për arsye të interesit të futbollit të Kosovës, ngase FC Ballkani më 24 dhe 31 gusht i zhvillon ndeshjet e rëndësishme të “play-off”-it kundër Bate Borisovit për kualifikime në fazën e grupeve në UEFA Conference League”, ka njoftuar FFK.
Ndeshja Drita – Ballkani ishte planifikuar të zhvillohet ditën e diel.
/Demokracia.com