Bëhet e ditur se Murat Yakin ka publikuar të premten në mëngjes listën e lojtarëve për ndeshjet kualifikuese të Evropianit 2024, për muajin nëntor, përcjell albinfo.ch.
Theksohet se në listën e 24 lojtarëve të ftuar nga Yakin, janë edhe tre shqiptarë, kapiteni Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe Andi Zeqiri.
Kujtojmë se Xhaka me sukses po luan te Leverkuseni. Shaqiri i është bashkuar Luganos për stërvitje, pasi ka përfunduar edicionin me Chicago Fire në ligën MLS, ndërsa paraqitje të mira me Genkun belg ka pasur edhe sulmuesi Andi Zeqiri.
Zvicra në këtë muaj luan më 15 nëntor në udhëtim tek Izraeli.
Më 18 nëntor e pret Kosovën, ndërsa e mbyll ciklin kualifikues të “Euro 2024” më 21 nëntor kundër Rumanisë në udhëtim.
Zvicra është e dyta në Grupin I me 15 pikë në shtatë ndeshje.
Një ndeshje më shumë të luajtur e ka Rumania dhe ka një pikë më shumë.
Kosova është e katërta me shtatë pikë në po aq ndeshje të luajtura.
ALBINFO.CH