Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo, ka falënderuar të gjithë tifozët që ishin të pranishëm në stadium, duke thënë se u kanë dhënë një dorë të madhe.
Silvinjo, mes tjerash ka folur edhe për lojën e Polonisë, duke thënë se u mungonte finalizimi, njofton Klankosova.tv.
“Para se të fillojë dua të bëjë një kompliment të gjithë tifozëve që kishim në stadium, që ishin të mrekullueshëm. Na kanë ndihmuar jashtëzakonshëm, fitorja për të gjithë popullin kuq e zi”, u shpreh Silvinjo.
“Ishte e rëndësishme të mos humbitnim, ishte e rëndësishmja fitorja. E kemi punuar garën për të fituar ata kanë një skuadër të fortë, e kemi merituar fitoren sot. E dhamë zemrën në fushë”.
“Ata bënë presing të lartë, por në fazën e finalizimit nuk arritën të bënin diçka, u mungonte finalizimi”.
Silvinjo tregoi se edhe çka u tha lojtarëve në dhomën e zhveshjes.
“Shumë e qartë, menaxhimi i lojtarëve, u thash atyre se është dita e tyre që të festojnë dhe jo vetëm e tyre por gjithë shqiptarëve, ne kemi një skuadër të fortë, kanë bërë diçka fantastike, kanë bërë gjëra fantastike në fushë”.
“Shikoni nuk ka mbaruar, ka edhe tri finale, grupi është i vështirë, asgjë nuk ka përfunduar, kemi edhe tri finale për të luajtur”. /KlanKosova/