Derbi ishte paraparë të luhej në fundjavën që shkoi, mirëpo për shkak të borës së dendur që ra, nuk kishte kushte për të zhvilluar duelin.
Sot, nga ora 13:00, Prishtina dhe Drita do të luajnë në Lipjan, në stadiumin “Sami Kelmendi”.
Skuadra nga Gjilani do tentojë t’i barazojë pikët me Llapin që gjendet në vendin e dytë me 28-të, ndërsa Prishtina është në të pestin me 18 sosh.