Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    SHBA vendosi veto ndaj rezolutës së OKB-s për arritjen e një armëpushimi në Gaza

    December 8, 2023

    Gjigandi “ALBI MALL” edhe në qytetin e Gjilanit

    December 8, 2023

    Takimi për draftin e Asociacionit, Haziri: Pse Osmani s’po e fton edhe VV-në t’ia marrë qëndrimin

    December 8, 2023
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest YouTube
    GJILANI PRESS
    • Ballina
    • Lajme
    • Bota
    • Shqiperia
    • Sport
    • Showbiz
    • Ekonomi
    • Kuriozitete
    Subscribe
    GJILANI PRESS
    Home » Shqipëria po përgatitet për ta fituar “finalen” me Çekinë
    Sport

    Shqipëria po përgatitet për ta fituar “finalen” me Çekinë

    adminBy adminOctober 9, 2023No Comments3 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr WhatsApp VKontakte Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

     

    Te Shqipëria po përgatiten për ta fituar ndeshjen me Çekinë.

    Këtë më së miri e vërtetoi edhe mesfushori Ylber Ramadani, i cili në konferencë për shtyp tha se do të hyjnë për ta fituar ndeshjen me republikën Çeke.

    “Është një ndeshje shumë e vështirë, nuk është ndeshje e lehtë, pasi kundërshtari është i fortë. Ka pësuar vetëm dy gola, por ne duhet të futemi në fushë vetëm me qasjen e duhur, pa eufori dhe ta bëjmë maksimumin e të marrim rezultatin pozitiv. Normalisht ne do të hyjmë në fushë për më shumë, pasi kemi tri finale dhe kjo është njëra prej tyre. Do hyjmë të japim maksimumin, pasi e dimë çfarë na pret po e morëm rezultatin pozitiv”, është shprehur Ramadani.

    Derisa përkrah Ylber Ramadanit, ishte edhe anësori Taulant Seferi. Seferi tha se kanë disa gjëra me shumë se Çekia të cilat do të shihen të enjtën mbrëma. Ndërsa një nga pikat kryesore përmendi përkrahjen e panumërt të tifozëve shqiptarë.

    “Shpirtin luftarak dhe zemrën. Tifozët. Me ta jemi më të fortë, kjo edhe për faktin që luajmë në shtëpi dhe na jep një shtysë edhe më të fortë neve si lojtarë. Po shfrytëzoj edhe rastin për një thirrje kundrejt tifozëve: Mos hidhni flakadanë sepse do na dënoni. Ne kemi nevojë për ju. Na duhet përkrahja juaj edhe në ndeshjet e radhës. Kini kujdes me hedhjen në fushë të flakadanëve apo sendeve të tjera”, tha Seferi.

    Çekia ndaj Shqipërisë do të jetë pa sulmuesin kryesor, Patrik Schick që mungon për shkak të lëndimit. Mirëpo, Seferi tha se çekët nuk varen vetëm nga një lojtar pasi e kanë grupin e fortë dhe se janë kundërshtari më i vështirë në grup.

    “Çekia është kundërshtari më i fortë i këtij grupi. Ka pësuar vetëm dy gola dhe nuk ka asnjë humbje. Çekia nuk është vetëm Schick. Janë një Kombëtare fizikisht e fortë dhe duhet të kemi kujdes. Por siç e thashë edhe më herët, ne duhet të lëmë shpirtin e zemrën në fushë në këtë ndeshje dhe shpresoj që t’ia dalim”, tha Seferi.

    Shqipëria të hënën edhe zyrtarisht ka nisur grumbullimin për ndeshjen e rëndësishme që e luan këtë javë në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2024”, ku të enjten prej orës 20:45 përballet me Çekinë në stadiumin “Air Arbania”, në ndeshjen që i takon Grupit E të kualifikimeve.

    Kombëtarja e Shqipërisë i prin grupit me 10 pikë dhe me fitore eventuale ndaj Çekisë, që është e dyta me tetë pikë dhe ka një ndeshje më pak të zhvilluar, do të bënte edhe një hap të madh drejt kualifikimit në Evropianin e vitit të ardhshëm.

    Shqipëria këtë muaj i luan dy ndeshje. Pas Çekisë, do ta zhvillojë miqësoren me Përfaqësuesen e Bullgarisë, ndeshje kjo që luhet të dielën, po ashtu në Tiranë.

    MESAZHI.COM

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr WhatsApp Email
    Previous ArticleTurqia prej nesër e merr komandën e KFOR-it në Kosovë
    Next Article Seanca e Kuvendit Komunal të Gjilanit vazhdon të martën
    admin
    • Website

    Related Posts

    Superliga e Kosovës në futboll,këtë javë me dy derbi

    December 8, 2023

    Epokë e re për klubin KV DRITA (M)

    December 7, 2023

    Agim Ademi denoncohet në Prokurori nga ATK

    December 7, 2023

    LAJMI I FUNDIT: Sadat Shahini i bashkohet stafit të trajnerit Zekirija Ramadani

    December 7, 2023

    Leave A Reply Cancel Reply

    TË FUNDIT
    Bota

    SHBA vendosi veto ndaj rezolutës së OKB-s për arritjen e një armëpushimi në Gaza

    By adminDecember 8, 20230

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës të premten vendosën veton ndaj një rezolute të OKB-së që…

    Gjigandi “ALBI MALL” edhe në qytetin e Gjilanit

    December 8, 2023

    Takimi për draftin e Asociacionit, Haziri: Pse Osmani s’po e fton edhe VV-në t’ia marrë qëndrimin

    December 8, 2023

    Vdes në Hamburg të Gjermanisë poeti nga Anamorava, Fetah Maliqi

    December 8, 2023
    NA NDIQNI
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Rreth nesh

    Gjilani është një nga shtatë qytetet më të mëdha të Kosovës. Është vendosur në fushën e Gjilanit gjegjësisht në jug-lindje të Kosovës në Anamoravë.

    TE FUNDIT

    SHBA vendosi veto ndaj rezolutës së OKB-s për arritjen e një armëpushimi në Gaza

    December 8, 2023

    Gjigandi “ALBI MALL” edhe në qytetin e Gjilanit

    December 8, 2023

    Takimi për draftin e Asociacionit, Haziri: Pse Osmani s’po e fton edhe VV-në t’ia marrë qëndrimin

    December 8, 2023
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    • Ballina
    • Lajme
    • Bota
    • Shqiperia
    • Sport
    • Showbiz
    • Ekonomi
    • Kuriozitete
    © 2023 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.