Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    LDK zgjedh nënkryetarët, anëtarët e Kryesisë dhe të Forumeve, këta janë emrat

    December 9, 2023

    Kryeminstri Kurti: Qeveritë e kaluara shtetin e konsideronin si arkë për pasuri personale

    December 9, 2023

    Muharrem Sahiti rizgjidhet kryetar i Shoqatës së Trajnerëve të Futbollit

    December 9, 2023
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest YouTube
    GJILANI PRESS
    • Ballina
    • Lajme
    • Bota
    • Shqiperia
    • Sport
    • Showbiz
    • Ekonomi
    • Kuriozitete
    Subscribe
    GJILANI PRESS
    Home » Shqipëria e “shkatërron” Çekinë
    Sport

    Shqipëria e “shkatërron” Çekinë

    adminBy adminOctober 13, 2023No Comments4 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr WhatsApp VKontakte Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Shqipëria ka fituar bindshëm “finalen” me Çekinë për të bërë një hap tjetër të madh drejt kualifikimit në Evropianin e vitit të ardhshëm që do të mbahet në Gjermani. “Kuqezinjtë” të enjten mbrëma triumfuan me rezultatin bindës 3:0 në ndeshjen e Grupit E, që u zhvillua në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Një gol në pjesën e parë dhe dy të tjerë në pjesën e dytë, konfirmuan fitoren e madhe dhe forcuan Shqipërinë në krye të grupit me 13 pikë dhe i mjaftojnë vetëm edhe dy sosh për ta konfirmuar kualifikimin në “Euro 2024”.

    Muajin tjetër, Shqipëria luan me Moldavinë në udhëtim dhe Ishujt Faroe në shtëpi, ndërsa i mjaftojnë vetëm edhe dy pikë për ta përsëritur suksesin e vitit 2016 kur për herë të parë u paraqit në një Evropian. Jasir Asani (9’) dhe Taulant Seferi (51’, 73’) konfirmuan fitoren e madhe të Shqipërisë për t’ia shkaktuar humbjen e parë Çekisë në këto kualifikime. Kjo disfatë e zbret Çekinë në pozitën e tretë me tetë pikë, një më pak se Polonia që është ngjitur në vendin e dytë. Megjithatë, Çekia ka një ndeshje më pak të zhvilluar. Futbollistët e Sylvinhos prej fillimit u vërsulën drejt portës së Çekisë dhe më përkrahjen e madhe të tifozëve nga tribunat, arriti ta zhbllokojë menjëherë rezultatin. Ishte Jasir Asani, ai që e kaloi Shqipërinë në epërsi në minutën e 9-të. Asani shënoi supergol nga distanca pas asistimit të Ylber Kelmendit për ta ndezur edhe më shumë atmosferën në tribuna. Për Asanin, ky ishte goli i tij i tretë në gjashtë ndeshje të luajtura në këtë cikël eliminator.

    Pas golit të shënuar, Shqipëria nuk u ndal dhe e kërkoi edhe golin tjetër, por nuk arriti ta shënoj përkundër tentimeve që i pati. Në fund të pjesës së parë, Çekia shënoi gol por ai u anulua për shkak se u shënua me dorë dhe kjo i kushtoi sulmuesit Mojmir Chytil me përjashtim. Ai për këtë veprim, u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe Çekia prej minutës së 40-të mbeti me një lojtar më pak. Chytil në minutën e 26-të e mori kartonin e parë të verdhë për ndërhyrje të palejuar. Epërsia numerike në fushë, bëri që Shqipëria ta dyfishoj epërsinë me të filluar pjesa e dytë.

    Këtë herë, ishte sulmuesi Taulant Seferi që realizoi gol. Seferi shënoi në minutën e 51-të pas një kundërsulmi të shpejtë, të cilin e nisi Elseid Hysaj. Ai përfitoi nga asistimi i Asanit nga i cili nuk arriti të përfitoj Sokol Çikalleshi, por Seferi u tregua i vëmendshëm për ta mposhtur portierin e Çekisë. Seferi nuk u ndal vetëm me një gol, pasi disa minuta më vonë, shënoi edhe golin e dytë për ta konfirmuar fitoren e madhe të Shqipërisë. Në minutën e 73-të, Seferi shënoi nga afërsia në portën e zbrazët pas asistimit të Mirlind Dakut për t’i dhënë vulë humbjes së parë të Çekisë në grup. Në këtë ndeshje, u aktivizuan edhe Arbnor Muja e Mirlind Daku.

    Muja u inkuadrua në minutën e 54-të në vend të Asanit, ndërsa Daku e zëvendësoi Cikalleshin në minutën e 67-të. Muja, në fakt shënoi gol në këtë ndeshje në minutën e 82-të pas asistimit të Elseid Hysajt, por që u eliminua për pozitë jashtë loje pas rishikimit të sistemit VAR. Ndaj Çekisë, te Shqipëria debutoi edhe Ernest Muçi, i cili luajti për më shumë se 20-të minuta në këtë fitore të madhe. Shqipëria, të dielën e luan edhe një ndeshje tjetër në Tiranë, por që është miqësore dhe përballet me Përfaqësuesen e Bullgarisë.

    Muajin e ardhshëm, kuqezinjtë pritet ta konfirmojnë kualifikimin në turneun e vitit të ardhshëm. Prej dy ndeshjeve që i luajnë, me Moldavinë dhe Ishujt Faroe, u mjaftojnë vetëm dy pikë pa u varur prej rezultateve të dueleve tjera të grupit. Pjesëmarrja në Evropian, do të jetë një tjetër dëshmi për rritjen e madhe të Shqipërisë dhe paraqitjet fantastike në këtë cikël eliminator nën urdhrat e trajnerit Sylvinho.

    /MESAZHI.COM
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr WhatsApp Email
    Previous ArticleShqipëria sonte zhvillon ndeshjen historike ndaj Çekisë
    Next Article Daku: Jom msu me pritë (VIDEO)
    admin
    • Website

    Related Posts

    Muharrem Sahiti rizgjidhet kryetar i Shoqatës së Trajnerëve të Futbollit

    December 9, 2023

    Superliga e Kosovës në futboll,këtë javë me dy derbi

    December 8, 2023

    Epokë e re për klubin KV DRITA (M)

    December 7, 2023

    Agim Ademi denoncohet në Prokurori nga ATK

    December 7, 2023

    Leave A Reply Cancel Reply

    TË FUNDIT
    Lajme

    LDK zgjedh nënkryetarët, anëtarët e Kryesisë dhe të Forumeve, këta janë emrat

    By adminDecember 9, 20230

    Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot Këshillin e Përgjithshëm, ndërkaq janë zgjedhur nënkryetarët, anëtarët…

    Kryeminstri Kurti: Qeveritë e kaluara shtetin e konsideronin si arkë për pasuri personale

    December 9, 2023

    Muharrem Sahiti rizgjidhet kryetar i Shoqatës së Trajnerëve të Futbollit

    December 9, 2023

    Lëngu i boronicës nxit trurin te të moshuarit

    December 9, 2023
    NA NDIQNI
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Rreth nesh

    Gjilani është një nga shtatë qytetet më të mëdha të Kosovës. Është vendosur në fushën e Gjilanit gjegjësisht në jug-lindje të Kosovës në Anamoravë.

    TE FUNDIT

    LDK zgjedh nënkryetarët, anëtarët e Kryesisë dhe të Forumeve, këta janë emrat

    December 9, 2023

    Kryeminstri Kurti: Qeveritë e kaluara shtetin e konsideronin si arkë për pasuri personale

    December 9, 2023

    Muharrem Sahiti rizgjidhet kryetar i Shoqatës së Trajnerëve të Futbollit

    December 9, 2023
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    • Ballina
    • Lajme
    • Bota
    • Shqiperia
    • Sport
    • Showbiz
    • Ekonomi
    • Kuriozitete
    © 2023 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.