Reagim i ashpër nga Edon Zhegrova, flet për mosardhjen në ndeshjet e muajit nëntor
Edon Zhegrova ka qënë një prej futbollistëve më të krititikuar në Kosovë gjatë ditëve të fundit.
Ai së bashku me Amir Rrahmanin nuk janë pjesë e listës së Kosovës për ndeshjet e muajit nëntor, duke u arsyetuar se klubet e tyre nuk e kanë lejuar të vijnë për ndeshjen ndaj Izraelit, të cilën “Dardanët” e fituan me rezultat 1-0, shkruan IndeksOnline.
Futbollisti i Lille, Edon Zhegrova, ka reaguar për herë të parë pas kritikave të shumta në drejtim të tij, duke thënë se ai kishte dëshirë vinte të luante në ndeshjet ndaj Zvicrës dhe Bjellorusië, por thekson se nga Federata i kishin thënw se nëse nuk vjen të luaj ndaj Izraelit, le ti harron edhe ndeshjet e tjera.
”U rrita në Prishtinë me ëndrrën që një ditë do të luaj për Kombëtaren time.
Edhe pse deri sa e krijuam Kombëtaren e Kosovës, mua më ofruan shumë oferta, shumë joshje të jem diku tjetër, por për mua ishte vetëm një ëndërr të luaj për atdheun tim, për Kosovën.
Me muaj të tërë më kanë joshur tjerët me lloj-lloj ofertë, ndërsa për Kosovën kam vendosur për 1 minutë bisedë me të ndjerin Fadil Vokrri, sepse e kam dëgjuar zemrën.
Të dashur tifozë, ditët e fundit erdha në pikëpyetje të luaj apo të mos luaj nga njerëz brenda kombëtares, ata që vendosin për fatin e Kosovës në forma individuale dhe asnjëherë zyrtare.
Të them të vërtetën shumë herë isha pengesë e disa personave në kombëtare dhe thashethemet ishin drejtuar kundrejt meje shpesh por nuk kam folur asnjëherë vetëm të mos e prishi harmoninë e kombëtares, sepse kombëtarja është mbi të gjitha, mbi intrigat e thashethemet e njerëzve amatorë kundrejt meje.
Ndeshjen e fundit nuk pata mundësi të jem pjesë e Kosovës për arsye tashmë të njohura pavarësisht dëshirës time të madhe. Ua kam bërë të ditur që për ndeshjet tjera dua të jem aty të ndihmojë kombëtaren me vullnetin maksimal por përgjigja e tyre ishte: nëse nuk do vjen ketë ndeshje harroji edhe ndeshjet tjera, nuk po na duhesh. E çuditshme, sepse jam në formën më të mirë dhe dua të kontribuoj dhe të sakrifikoj gjithçka për Kombëtaren time.
Njerëzit në kombëtare e dinë, që unë shpesh kam luajtur i lënduar dhe kam sakrifikuar edhe karrierën për fanellën e Kosovës. Ndaj Rumanisë, kam ardhur, kam luajtur “me një këmbë”, dhe asnjëherë nuk jam ankuar sepse këtë e bëj për nderin e shtetit dhe popullit dhe jo për njerëzit injorantë që bëjnë kalkulime dhe nuk ja duan të mirën vendit! Shumë njerëz dhe dashamir të mi më shkruajnë dhe më pyetën prandaj desha të jap këtë sqarim. Dhe asnjëherë nuk do të heshti ndaj padrejtësive.
Unë kam qenë, jam dhe do të jem gjithmonë ‘’Byri yt, Kosovë”. I juaji, Edon Zhegrova.”, ka shkruar futbollisti i Lille./IndeksOnline