Publikohet lista e futbollistëve të ftuar nga Kosova për ndeshjet e tetorit
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar nga trajneri Primoz Gliha për dy ndeshjet e muajit tetor.
Përzgjedhësi Primoz Gliha ka ftuar 25 futbollistë për dy ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian, shkruan lajmi.net.
Si rrallë herë, Kosova ka ftuar edhe tre futbollistë nga Superliga e Kosovës. Bëhet fjalë për Ilir Krasniqin e Llapit dhe dyshen e Ballkanit, Qendrim Zyba dhe Lumbardh Dellova.
Dardanët do të përballen me Andorrën në udhëtim më 12 tetor, ndërkohë që tri ditë më vonë luajnë në stadiumin “Fadil Vokrri” kundër Izraelit.