Trajneri i boksit Musli Zymberi, i cili njeherit është kryetar i shoqatës së trajnerëve të boksit të Kosovës dhe ushtrues i përzgjedhjes së boksit Kosovar, për manifestimin e organizuar ku u shpallën sportistët e vitit për vitin 2023 në Komunën e Gjilanit, ka theksuar se ishte një organizim i zbehtë dhe jo mirë i organizuar.
Musli Zymberi ndër të tjera ka theksuar. “Me shpalljen e sportistëve të vitit nuk kishte asnjë përshkrim apo të mbërriturat e sportistit ose me cilin sport merrej ai apo ajo sportiste, kjo ka shkaktuar huti tek të gjithë të pranishmit. Poashtu, mirënjohjet ishin të njëjta që nga i pari gjerë tek i fundit.
Një gjë e tillë ndodhi edhe me grupmoshat e reja ku boksieri Donat Syla është kampion Ballkanik gjë që kur doli në podium u tha ‘shpresa e vitit’, ndërsa pas tij ishin edhe nëntë shpresa tjera pa u treguar se në cilat degë të sportit ishin, apo çfarë të arritura kishin gjatë vitit 2023.
Në konkurrencën e seniorëve dhe juniorëve është dashur që të dhurohet një mirënjohje e veçantë, ky ishte një tjetër gabim i madh. Në përgjithësi nuk u treguan para të pranishmëve rezultatet e sportistëve të ranguar në dhjetëshen e qytetit – në dy konkurrencat, shumica e të pranishmëve në këtë manifestim u larguan pa e ditur se kush ishin dhe cilat rezultate i arritën më të mirët e qytetit të Gjilanit në vitin 2023”, ka theksuar Musliu.
/rajonipress/