Real Madrid do të jetë ekipi i ri i Kylian Mbappe, duke u mbështetur në lajmin që raportojnë në unison të gjithë mediat ndërkombëtare. Megjithatë, klubi i Liverpoolit nuk e ka humbur optimizmin për shërbimet e yllit francez dhe ka ruajtur raporte të shkëlqyera me përfaqësuesit e 24-vjeçarit që prej vitit 2017.
E ardhmja e Kylian Mbappe ishte temë kryesore në verën e këtij viti, ku krahas Realit të Madridit, edhe Al-Hilal nga Arabia Saudite bëri çmendurinë, duke ofruar 300 milionë euro, që u refuzuan nga PSG.
Çështja mbetet ende e paqartë nëse sulmuesi do të zgjasë kontratën në “Parc des Princes” përtej verës së vitit 2024, por klubi dhe lojtari kanë ruajtur raporte pozitive që pas përplasjes që kishin në muajin gusht.
Sidoqoftë, raportimi i “Daily Mail” njofton se Liverpooli nuk i ka humbur për asnjë moment kontaktet me agjentët e Mbappesë që prej 2017 dhe klubi anglez gëzon mundësi të mira për sigurimin e shërbimeve të 24-vjeçarit. Një detaj interesant është që Jurgen Klopp u interesua për të sjellë në “Anfield” sulmuesin në 2017, para se ky i fundit të transferohej nga Moncao te PSG për 180 milionë euro.
“The Reds” gjithnjë kanë qëndruar optimistë në çështjen e Mbappesë, me besimin që një ditë do të rezultojnë të suksesshëm në tratativat për “yllin” francez. Pavarësisht se Reali i Madridit mbetet destinacioni më i mundshëm për 24-vjeçarin, Liverpooli do t’i luajë shanset në verën e 2024 për të tentuar një lëvizje të çmendur në afatin kalimtar të transferimeve.
Indeksonline