Duro gati për sfidë e parë evropiane, dhurojmë gjithçka për kualifikim
Duro gati për sfidë e parë evropiane, dhurojmë gjithçka për kualifikim
Kryetrajneri i ekipit SC Gjilani, Klodian Duro është prononcuar për faqen zyrtare të klubit në prag të ndeshjes së parë kualifikuese në Ligën e Konferencës përballë ekipit Progres Niederkon nga Luksemburgu.
Tekniku i kuqebardhëve ka theksuar ndër të tjerash se ekipi është gati për këtë ballafaqim dhe se futbollistët e tij do të japin gjithçka nga vetja për kualifikimin.
“Duam që të lëmë gjurmë në Europa Conference League. Gjatë gjithë kësaj kohe futbollistët janë stërvitur shumë mirë dhe kemi bërë gjithçka siç duhet për të qenë sa më të plotë dhe gati për ndeshjen”, ka thënë Duro.
Ai u shpreh i bindur se futbollistët do të japin gjithçka dhe do të lënë shpirtin në fushë për klubin në radhë të parë, për tifozët dhe gjithë qytetin e Gjilanit.
“Jam shume i kënaqur me gjithçka qe kam gjetur te Gjilani dhe do të dhurojmë gjithçka për t’u kualifikuar në rundin tjetër. Duhet të bëjmë një ndeshje të zgjuar nesër nga ana taktike për të hedhur një hap të sigurt dhe për ta bërë të mundur kualifikimin në ndeshjen e kthimit në Prishtinë më 20 Korrik”, ka thënë Klodian Duro, kryetrajner i SC Gjilani.
Përndryshe, SC Gjilani ka zhvilluar përgatitjet e fundit para duelit të parë kualifikues në Ligën e Konferencës ndaj ekipit Progres Niederkorn nga Luksemburgu.
Futbollistët janë njoftuar me fushën e lojës në “Stade Municipal de la Ville de Differdange”, aty ku do të zhvillohet edhe dueli i së enjtes mbrëma.
I gjithë grupi ishte në dispozicion të kryetrajnerit Klodian Duro, përveç futbollistit Mevlan Zeka, i cili është stërvitur i diferencuar dhe po punon me kohën që të jetë gati për sfidat e para evropiane. /2LONLINE/